Shfaqet një vatër zjarri në Lushnjë, digjen kodrat me ullinj


Prej disa orësh flaket kane djegur dhe vijojnë te djegin dhjetëra hektarë ullishte në fshatin Zhamë në Lushnje.

Mungesa e rrugëve për të mbërritur deri në vend e bën të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikëseve.

Flakët ndërkohë po përhapen në dhjetëra hektarë të cilat po digjen.

Aktualisht nuk rrezikohen banesa por era e fortë ndryshon drejtim dhe situata është e vështirë.