Vendosni fjalën kyçe....

Armët amerikane në Afganistan ranë në duart e militantëve – Kryeministri i Pakistanit


Pjesa më e madhe e armatimit amerikan të braktisur gjatë tërheqjes kaotike të Uashingtonit në vitin 2021 nga Afganistani ka rënë në duart e luftëtarëve islamikë, përfshirë talibanët pakistanezë, ka paralajmëruar kryeministri pakistanez.

Armët amerikane kanë rritur fuqinë e zjarrit të Tehrik-e-Taliban Pakistan (TTP), ‘duke u shfaqur si një sfidë e re’ për Islamabadin, u tha gazetarëve kryeministri Anëaar-ul-Haq Kakar. Pajisjet ushtarake amerikane kanë rritur aftësitë e luftëtarëve të TTP, duke ndihmuar në sulmet gjithnjë e më të ashpra ndaj forcave të sigurisë së Pakistanit muajt e fundit, tha ai.

TTP është aleate me talebanët afganë, të cilët pushtuan Kabulin dhe u kthyen në pushtet ndërsa forcat amerikane po largoheshin nga vendi i shkatërruar nga lufta në gusht 2021. Kakar nuk dha hollësi se si armët e braktisura amerikanek ishin përfunduar në duart e militantëve pakistanezë.

Më shumë se 7 miliardë dollarë pajisje ushtarake amerikane u lanë pas në Afganistan, sipas një vlerësimi të Pentagonit të publikuar vitin e kaluar.

Pajisjet që i ishin dhënë qeverisë së mbështetur nga SHBA në Kabul gjatë pushtimit 20-vjeçar të vendit, përfshijnë avionë, helikopterë, automjete ushtarake, pajisje komunikimi dhe armë zjarri. Forcat qeveritare u dorëzuan ose humbën armët e tyre të furnizuara nga SHBA, ndërsa u pushtuan dhe u shpartalluan nga talebanët.

Kritikët e administratës së presidentit amerikan Joe Biden e kanë vlerësuar vlerën e pajisjeve të braktisura shumë më të lartë.

Për shembull, ish-presidenti Donald Trump pretendoi se forcat amerikane u kishin lënë talebanët armë dhe pajisje me vlerë 85 miliardë dollarë. Kakar bëri thirrje për një ‘qasje të bashkërenduar’ për trajtimin e armëve të mbetura.

Pajisjet amerikane, të tilla si armët me sisteme të shikimit me lazer, thuhet se u kanë mundësuar luftëtarëve të TTP-së të godasin forcat pakistaneze të sigurisë nga largësi më të mëdha.

Kakar u emërua si kryeministër i përkohshëm i Pakistanit muajin e kaluar, duke kapërcyer hendekun e lidershipit deri në mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të vendit, ndoshta në fillim të vitit të ardhshëm.