Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e katër fshatrave në Tiranë dalin në protestë për rrugën e paasfaltuar


Banorët e katër fshatrave Zall-Herr, Pinar, Priskë e Vogël dhe Herraj  janë mbledhur në protestë dhe kanë bllokuar rrugën.

Prej 15 vitesh nuk është vënë dorë në rehabilitimin e rrugës e ndaj kërkojnë asfaltimin e saj. Rruga frekuentohet nga mjete të tonazhit të rëndë dhe e kanë shkatërruar plotësisht rrugën. Janë 350 familje që preken, përcjell Report TV.

Protestuesit shprehen se nuk kanë rruge as për të dërguar fëmijet në shkollë. Thonë se protestat do t’i përshkallëzojnë nëse s’merren masa.

Nesër do dalin në protestë bashkë me fëmijët.

Në protestë ka dhe prani të forcave të policisë sepse banoret kishin njoftuar për protestën.