Vendosni fjalën kyçe....

Ekipi shqiptar përfundon misionin në Greqi për shuarjen e flakëve, Rama: U kthyen me ndjenjën e krenarisë për kontributin e tyre në ndihmë të popullit mik grek


Pas përfundimit të misionit të tyre për të ndihmuar Greqinë në shuarjen e zjarreve efektivët dhe strukturat e mbrojtjes civile shqiptare janë kthyer në vend.

Edhe kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi përfundimit të këtij misioni, ku thotë se efektivët u kthyen në atdhe me ndjenjën e krenarisë për kontributin e tyre në ndihmë të popullit mik.

“Efektivët shqiptarë përfundojnë me sukses misionin në Greqinë e goditur nga zjarret masive. Trupa të specializuara të emergjencave civile dhe pjesëtarë të ekipeve të emergjencave të bashkive të Korçës dhe Maliqit, u angazhuan në operacionet e ndihmës për shuarjen e zjarreve dhe kthehen në atdhe me detyrën të kryer, e me ndjenjën e krenarisë për kontributin e tyre në ndihmë të popullit mik grek në një moment të vështirë”, shkruan Rama.