Vendosni fjalën kyçe....

Indrit Hoxha: Ata që i bashkohen Rithemelimit tani të kërkojnë falje, lidershipi i Berishës nuk duhet të diskutohet


Ish-kandidati i PD-së të Rithemelimit për Bashkinë e Vorës Indrit Hoxha ka komentuar mbledhjen e deputetëve të opozitës të thirrur nga Gazment Bardhi.

Hoxha kërkon që prej atyre që iu bashkuan Rithemelimit sot të kërkojnë falje për kostot që i shkaktuan demokratëve këto dy vite.

Hoxha thotë se ata nuk duhet të vijnë si triumfator por si të penduar dhe sipas tij kjo i bashkon demokratët dhe jo interesat e tyre personale në kurriz të njerëzve.

Hoxha thotë se në këto lëvizje në kampin opozitar nuk duhet të diskutojnë lidershipin e Berishës që sipas tij është i vetmi që gëzon mbështetjen e demokratëve.

Bashkim po, por rreth vlerave, parimeve dhe interesit te demokrateve. Prandaj te gjithë ata sot qe vijne ne partine e vërtetë te demokrateve ne radhë te pare duhet te kërkojnë ndjese per te gjitha kostot qe i shkaktuat demokrateve ne këto dy vite. Gjë te cilën se kam pare keto dite. Duhet te tregojne qarte ne syte e demokrateve reflektimin dhe pendesen politike dhe njerzore. Nuk duhet te vijne si triumfator por si te penduar. Kjo i bashkon demokratet dhe jo interesat e tyre personale ne kurriz te njerzve. Ne radhe te dyte ne asnje moment nuk duhet vendosur ne diskutim lidershipi i Sali Berishes, i cili eshte i vetmi qe gezon mbeshtetjen e gjere te demokratet. Me sa kam pare ne keto dy drejtime nuk ka qendrime te qarta. Ne kete kuptim bashkimi pa qartesuar keto dy elemente nuk ka asnje vlere te shtuar per opoziten!”- shkruan Hoxha.