Presionet mbi inflacionin janë shtuar, teksa çmimet e prodhimit janë rritur më tej në tremujorin e dytë të vitit, duke treguar kosto me te larta në fabrika.
Sipas INSTAT në tremujorin e dytë të vitit 2023 indeksi i Çmimeve të Prodhimit shënoi një rritje vjetore me 6,9%, një vit më parë ky ndryshim ishte 20,5%.
Gjithashtu indeksi i Çmimeve të Prodhimit në tremujorin e dytë 2023 shënoi rritje me 0,9%, krahasuar me tremujorin e parë 2022.
Krahasuar me tremujorin e dytë 2022 rritja më e madhe e çmimeve prej 13,8% vërehet në seksionin “Energjia elektrike, gaz, avull dhe me ajër të kondicionuar”, pasuar nga seksionet “Industri përpunuese” me 5,9% dhe “Industri nxjerrëse” me 3,6%.
Brenda seksionit “Industri përpunuese” rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” me 21,4%, pasuar nga aktivitetet “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 13,8%, “Prodhimi i produkteve metalikë të fabrikuar, përveç makinerive dhe pajisjeve” me 10,2%, “Prodhimi i drurit dhe produkteve prej druri dhe dushku, përveç mobiljeve; prodhimin e artikujve prej kashte dhe xunkthi” me 8,8%, “Prodhimi i produkteve minerale jo metalike” me 8,6%, “Prodhimi i mobileve” me 7,9%, etj.
Nga ana tjetër ulja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” me 4,9% “Përpunimi i tekstileve” me 3,4%, “Prodhimi i mjeteve të transportit, rimorkiove dhe gjysmërimorkiove” me 2,6%.
Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2022, indeksi shënoi rritje me 8,3%. Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në seksionin “Industri nxjerrëse” me 18,1%, pasuar nga seksioni “Industria Përpunuese” me 8,9%, seksioni “Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” me 7,0% dhe seksioni “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0,5%.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për eksport krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2022, indeksi shënoi rritje prej 4,6%.
Rritja më e madhe e çmimeve është shënuar në seksionin “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” me 19,5%, pasuar nga seksioni “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 15,7% dhe seksioni “Industria Përpunuese” me 2,7%.
Nga ana tjetër seksioni “Industri Nxjerrëse” ka shënuar ulje me 7,9%. Ndryshimi tremujor: Krahasuar me tremujorin e parë 2022 rritja më e madhe prej 2,5% vërehet në seksionin “Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar”, pasuar nga seksionet “Industri Nxjerrëse” me 0,6%, “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0,5% dhe “Industri Përpunuese” me 0,4%.
Brenda këtij seksioni rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetet “Prodhimi i produkteve metalikë të fabrikuar, përveç makinerive dhe pajisjeve” me 1,5%, “Prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkure” me 1,4% etj. Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për tregun vendas krahasuar me tremujorin e parë 2023, indeksi shënoi rritje me 1,3%. Rritja më e madhe vërehet në seksionin “Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” me 4,1%.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për eksport krahasuar me tremujorin paraardhës indeksi shënoi rritje me 0,1%. Rritja më e madhe prej 4,0% vërehet në seksionin “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve”.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor