Vendosni fjalën kyçe....

Iu gjet kallashnikov në banesë, arrestohet 50-vjeçari në Dimal, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje


Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia në Dimal, pasi u kap me kallashnikov dhe municione në banesë.

Në pranga ra shtetasi Vangjel Shkëmbi i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe të vazhdueshëm me qytetarët, për të përmbushur objektivat e përbashkët, garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe goditjen e paligjshmërive, shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal kanë goditur një rast të mbajtjes pa leje të një arme zjarri, rast për të cilin u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi V. Sh., 50 vjeç, banues në fshatin Potoduar, Dimal.

Gjatë kontrollit në banesën e 50-vjeçarit, Policia gjeti të fshehur një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, të cilat posedoheshin nga ky shtetas, pa leje. Arma dhe fishekët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme” – njofton policia.