Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka paraqitur para gjykatës ditën e sotme konkluzionet e mbrojtjes në çështjen e inceneratori të Fierit.
Në deklarimin e tij, Koka pretendon se nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore, ndërsa thotë se provat ndaj tij janë sajuar.
Sipas tij, akuza është thjesht kopje e procesit te Elbasanit dhe se këto akuza nuk bazohen në prova.
“Pagesat dhe ndërtimi Inceneratorit kanë filluar në 2018 unë jam larguar si Ministër I Mjedisit ne 2017. Shpronësimi i tokës është njohur i ligjshëm me Vendim të Gjykatës Administrative Statusi i është ndryshuar nga Këshilli Bashkiak Fier para se vendimi të vinte në Këshillin e Ministrave.” thotë Koka.
Koka vijon se nuk do të rreshtë së kërkuari pafajësinë e vet.
Deklarimi i Kokës:
Pagesat dhe ndërtimi Inceneratorit kanë filluar në 2018 unë jam larguar si Ministër I Mjedisit ne 2017. Shpronësimi i tokës është njohur i ligjshëm me Vendim të Gjykatës Administrative Statusi i është ndryshuar nga Këshilli Bashkiak Fier para se vendimi të vinte në Këshillin e Ministrave.
Gjykohem dy herë për të njëjtën gjë. Akuza është thjeshtë kopje e procesit te Elbasanit. Akuza bazohet në mendime personale të fallxhores, jo në prova. Të besosh tek çifti famëkeq është njësoj si të investosh tek Sudja dhe Rrapushi në ditët e fundit të falimentit.
Kjo çështje kërkon drejtësi! Drejtësia është vetëm një e pa ndikuar në interesa, e pa ndikuar nga akuza e pa ndikuar nga opinioni. Përndryshe unë do të jem viktima e rradhës e kjo padrejtësi mund të bjerë mbi këdo.
Kjo strukturë nuk është kala ku ju të bërë bashkë duhet ta mbroni por është kala e çdo Shqiptari për të marrë Drejtësi.
Nuk do të rresht së kërkuari deri në frymën e fundit, jo vetëm në këtë gjykatë të provojë pafajësinë time.
Më hoqën lirinë në mënyrë brutale duke më arrestuar e më pas duke sajuar prova të turpshme.
Meqënese nuk u provua asnjë shumë e përfituar, asnjë llogari bankare , asnjë aset i shtuar që nga viti 2010, prokurorët menduan të më akuzojnë për pastrim dhe të sekuestrojnë prona të përftuara që në vitin 2000.
Që nga viti 2003 kur mora edhe detyrën e kryetarit të Bashkisë Durrës, kam qenë subjekt i deklarimit të pasurisë dhe pronat që disponoj janë fryt i punës time të ndershme dhe jo i ryshfeteve, as i trafiqeve, as i prostitucionit e as i të qenit aksioner anonim në shoqëri ndërtimi, e për të atillë më njeh Durrësi qyteti im e më gjerë.
Do ngushëllohesha në izolim nëqoftëse kallëzimin do e kishte bërë cdokush tjetër Shqiptar, por të bëhet nga ai cift famëkeq është e trishtë, e të besosh tek ata është si të investosh tek Sudja e Rrapushi në ditët e fundit të falimentit.
Ndaj dua sot para jush të kërkoj drejtësi dhe drejtësia është vetëm një, e pa ndikuar nga interesa, e pa ndikuar nga akuza, e pa ndikuar nga opinioni pasi përndryshe një drejtësi e tillë rrit pasigurinë, humbet besimin e opinionit e unë do të jem viktima e radhës duke mos harruar se ajo padrejtësi mund të bjerë mbi këdo.