Vendosni fjalën kyçe....

33 milionë lekë dëm me pensionet e ndihmat ekonomike, 7 zyrtarë të Postës Shqiptare para drejtësisë


7 zyrtarë të Postës Shqiptare në Dibër, Shkodër e Tropojë do dalin para drejtësisë pasi akuzohen se kanë përvetësuar pensionet e personave që janë jashtë vendit e ndihmën ekonomike për personat me aftësi të kufizuar.

Sipas ministrit të Drejtësisë Manja bëhet fjalë për një dëm prej 33 milionë lekësh.

“Përvetësonin pensionet duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 33.000.000 lekësh, 7 zyrtarë para drejtësisë! Falë denoncimeve të qytetarëve, Agjentët tanë të Antikorrupsionit kanë çuar para drejtësisë 7 punonjës të Postës Shqiptare në Dibër, Shkodër, Tropojë, të cilët përvetësonin ndihmën ekonomike, pagesat për personat me aftësi të kufizuar dhe pensionet e atyre që jetojnë jashtë vendit!

Zero tolerancë për zyrtarët që abuzojnë me ligjin për përfitime personale! Inkurajoj të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast të korrupsionit që hasin në zyrat shtetërore. Bëj pjesën tënde në luftën kundër korrupsionit”, shkruan Manja.