Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Me Bashën u ndamë për qasje politike, kërkon që shoqëria të shkojë te ai dhe jo ai te shoqëria

Deputeti Gazment Bardhi ka folur mbrëmjen e sotme për përplasjet e tij me Lulzim Bashën, që e dërguan PD-në e vulës drejt ndarjes në dy pjesë.

Bardhi tha se me Bashën u ndanë për çështje qasjesh e konceptesh politike për të ardhmen e PD-së.

Ai deklaroi në një intervistë me Denis Mingën se Lulzim Basha nuk kërkon të ndërtojë partinë që pret shoqëria, por kërkon të shkojë shoqëria te partia.

“Zoti Basha ka një koncept të tij për PD-në, një qasje të tij për PD-në, e cila nuk përputhet me qëndrimin tim se si unë dua ta shoh PD-në. Kjo ka qenë arsyeja. Unë kam kërkuar dhe besoj këtu ka lindur edhe ndasia.

Besoj për shumë çështje të tjera, por po marr qëndrimin publik të fundit, unë kam patur qëndrimin që ne kemi nevojë të kemi parti, pa kryetar.

Kam kërkuar të ndërtojmë një parti që pret shoqëria, jo të dërgojmë shoqërinë te partia. Partia do duhet të shkojë te ajo që kërkon shoqëria.

Ky ka qenë konceptim im për organizimin dhe procesin, ku duhet të futej partia. Zoti Basha zgjodhi një rrugë tjetër dhe është në rrugën e tij. Unë nuk mund të ndjek një rrugë që nuk e besoj”, theksoi deputeti.