Vendosni fjalën kyçe....

Beleri rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon shpalljen të paligjshme të përgjimeve


Fredi Beleri, i arrestuar tre ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit 2023, me akuzën e blerjes së votave ka paraqitur sot dy rekurse të reja në Gjykatën e Lartë.

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës kërkon vlerësimin e paligjshëm të arrestit në flagrance si dhe shpalljen të paligjshme të përgjimeve e kryera nga Prokuroria e Vlorës për lejimin e përgjimit të fshehtë fotografik audio e video të personit të infiltruar.

Beleri mbahet në arrest prej 12 majit të këtij viti pasi u arrestua për blerjen e votave të 8 qytetarëve kundrejt 40 mijë lekëve.

Sipas prokurorisë ndaj Belerit ka prova që faktojnë blerjen e votave nga ana e tij ndërsa ai vetë përmes avokatit po edhe në disa intervista i ka hedhur postë me forcë akuzat duke pohuar se arrestimi i tij është politik.

Arrestimi i Belerit është kundërshtuar ashpër nga Greqia që përmes kryeministrit Mitsotaqis, ministrave të qeverisë e eurodeputetëve grekë kanëkërkuar lirimin e tij nga burgu e lejimin e tij të betohet. Kryeministri Rama nga ana e tij ka theksuar se nuk ndërhyn në punën e drejtësisë.