Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Nëse fitoj zgjedhjet do ketë një votë të dytë për kryeministër


Kreu i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Sali Berisha në një intervistë për Syri TV tha se do ketë një votë të dytë nëse qytetarit i japin shumicën partisë së tij për të qeverisur vendin.

Berisha tha se nëse do vijë momenti do pyesë qytetarët nëse do e votojnë edhe për kryeministër apo jo.

Përgjigjja e Berishës erdhi pasi ai u pyet nëse shpallja non grata nga SHBA dhe Britania mund t’i krijojë probleme me ndërkombëtarët në rast se zgjidhet kryeministër.

Sali Berisha ka menduar këtë, meqenëse ai problem ekziston atëherë shqiptarët do të votojnë. Kur Sali Berisha të fitojë zgjedhjet do të ketë një votë të dytë për kryeministrin. Po pse e nisi Sali Berisha këtë rrugë? E nisi këtë rrugë kur i kërkuan ti diktojnë parlamentit të këtij vendi. Por parlamentin se diktojnë kush kurrë sa të jetë një vend i lirë. Duke patur parasysh se ekziston ky problem unë do të pyes qytetarët shqiptarë, kaq. Dhe është zgjidhja më demokratike që mund të ekzistojë”- deklaroi Berisha.