Vendosni fjalën kyçe....

Paketa e sigurisë publike në shkolla, Balla: Situata në shkolla do të përmirësohet


Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaroi sot “Paketa e re e sigurisë publike në shkolla”, është hartuar me qëllim që të qetësojmë stresin prindërve, kur nisin fëmijët e tyre në shkollë.

Balla u shpreh se situata në shkolla do të përmirësohet, duke përmendur që në kufizimin e shpejtësisë pranë shkollave, e deri tek kontrrollet strikte ndaj produkteve të shitësve ambulantë.

 

Të gjithë prindërit që dorëzojnë fëmijët e tyre tek dera e shkollës, duan që fëmija e tyre të jetë i sigurt, që asgjë e keqe të mos iu ndodhë dhe kjo siguri të mos jetë vetëm brenda hapësirës së shkollës as dhe vetëm brenda oborrit, por të jetë brenda një dimensioni sigurie që ne e kemi quajtur “Perimetri i sigurisë në shkolla”, dhe pa harruar që dhe brenda shkollës kemi një sërë fenomenesh që na duhet të bëjmë më shumë sesa kemi bërë deri më tani, se kemi pasur akte dhune brenda në shkollë dhe jashtë oborrit të shkollës.

Duhet të gjejmë një përgjigje urgjente për bullizimin dhe për shërimin e këtij femoneni sado që të mundemi. Kemi aksidente rrugore ku na janë përfshirë nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të atyre të mesme. Kemi një shkollë e cila preket nga një prej akseve të rëndësishme të qytetit të Tiranës, “Rruga e Barrikadave”,  dhe prandaj Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, në bashkëveprim me Drejtorin e Policisë Vendore edhe me drejtuesit e njësisë së qarkullimit rrugor të Tiranës, duhet që në bashkëveprim me Policinë Bashkiake të kontrollojnë përkufizimin e shpejtësisë, nuk jam i bindur që kufizimi i shpejtësisë 40 km/orë është i sigurt.

Ka shumë vende që e kanë 20 km/orë kufizimin e shpejtësisë, pra kryesisht kopshtet, kështu që do ta studiojmë se unë e di fare mirë që këto janë kufizime që vendosen dhe nga Kodi Rrugor por nuk besoj që në Kodin e Shqipërisë do ta kem të vështirë të marr mbështetjen e shumicës së kolegëve, për të kaluar ndryshimet që kemi strukturuar me drejtuesit e Policisë Rrugore për sa i përket kësaj.

Kështu që na duhet ta bëjmë si duhet, bashkë me Erionin.

Shitësi ambulant që shet ushqime pikante afër shkollës janë shërbime të cilat nuk mund të ushtrojnë aktivitetin e tyre pa një kontroll shumë herë më strikt se në një pjesë tjetër të qytetit dhe prandaj dua që të jetë shumë e qartë edhe për bashkinë e Tiranës, edhe për institucionet e tjera, që ne duhet ta definojmë për çdo shkollë të Bashkisë Tiranë se kush është perimetri i sigurisë. Nuk mund të jetë një gjë e përcaktuar nga ne, sepse diku mund të jetë 50 m në vijë ajrore pranë shkollës, diku 100 metra, në varësi të pikave të interveprimit që bën nxënësi. Ka një shkollë të caktuar në një nga njësitë administrative të Tiranës, lokali, fast food-i mund të jetë pak më lart. Ky perimetër sigurie nuk është i fiksuar, por do të vlerësohet nga ana e të gjitha institucioneve, për të futur brenda këtij perimetri çdo lloj shërbimi që i ofrohet nxënësve.” tha Balla ndër të tjera