Një piano madhështore që dikur i përkiste Freddie Mercury-t u shit për mbi 1.74 milionë stërlina (2.2 milionë dollarë) në një ankand të Sotheby’s të mërkurën.
E blerë në vitin 1975 dhe e importuar në Angli nga Japonia, Yamaha G2 u përdor nga këngëtari i Queen për të kompozuar këngën ‘Bohemian Rhapsody’ po atë vit.
Instrumenti ishte në mesin e dhjetëra sendeve që do të dilnin në ankand në të parin nga gjashtë ankandet kushtuar koleksionit privat të muzikantit me rreth 1400 pasuri të ndryshme.
Ndër sendet e tjera kryesore ishte një tekst i hershëm i paparë më parë i ‘ohemian Rhapsody’, e kompletuar me shënime që sugjerojnë se kënga mund të ketë qenë titulluar fillimisht ‘Mongolian Rhapsody’, tekst që arriti në 1.38 milion stërlina.
59 sendet e tjera të shitura në ankandin e së mërkurës, të cilat arritën një total prej 12.2 milionë stërlina (15.4 milionë dollarë), përfshinin kostume skenike, bizhuteri dhe piktura nga koleksioni i gjerë i artit i Mercury.
Pianoja e Mercury-t tërhoqi ofertën më të madhe të mbrëmjes, pavarësisht se nuk kishte vlerësime para ankandit. Sotheby’s fillimisht kishte parashikuar se do kapte midis 2 dhe 3 milion stërlina.
Kutia e pasurive është vënë në shitje nga shoqja e ngushtë e Mercury-t, Mary Austin, e cila trashëgoi pjesën më të madhe të pasurisë së tij dhe u kujdes për shtëpinë e tij të mëparshme në Londër pas vdekjes së tij në 1991.
Në një deklaratë për shtyp të Sotheby’s para shitjes, Austin tha se pianoja ishte aq e dashur nga Mercury sa ai e pa atë si një zgjatim të vetes dhe e mbajti në gjendje të papërlyer.
“Ai kurrë nuk do pinte duhan në piano ose nuk vinte një gotë sipër saj dhe do sigurohej që askush tjetër nuk do ta bënte këtë,” citohet të ketë thënë ajo.
Pesë ankandet e mbetura do të zhvillohen në Londër dhe në internet deri të martën.