Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në 20:45 kundër Çekisë në transfertë, për ndeshjen kualifikuese të Euro 2024.
Në Pragë Sylvinho ka vendosur edhe formacionin titullar përballë Çekisë.
Sylvinho do luajë me skemën 4-3-3,me Berishës në portë. Në mbrojtje luan Hysaj, Ismajli, Gjimshiti dhe Mitaj, ndërsa në mesin e fushës Ramadanin, Asllanin dhe Bajramin. Sulmi i takon Asanit, Seferit dhe Cikalleshit.
Duelin e gjykon arbitri i Premier League, Anthony Taylor.
Formacionet zyrtare:
Shqipëria (4-3-3): Berisha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Bajrami, Ramadani, Asllani; Asani, Seferi, Cikalleshi Trajner: Sylvinho
Çekia (3-4-3): Pavlenka; Holes, Brabec, Krejci; Coufal, Soucek, Kral, Provod; Cerny, Cvancara, Kuchta Trajner: Jaroslav Sihavy.