Kombëtarja kuq e zi mori një barazim në Pragë ndaj Çekisë për llogari të eliminatoreve të Euro 2024.
Djemtë e drejtuar nga Silvinjo morën një pikë të vlefshme për grupin E.
Çekët shënuan të partë me Cerny në minutën e 56 ndërsa Bajrami me një gol spektakolar nga jashtë zone barazoi shifrat në minutën e 66’.
Pas këtyre sfidave, Çekia mban kreun e grupit me tetë pikë, ndërsa Shqipëria renditet e dyta me 7 pikë dhe me 6 pikë ndjek Polonia që fitoi sot ndaj Ishujve Faroe.