Vendosni fjalën kyçe....

SPAK mbyll hetimet, ish-kryebashkiaku i Bulqizës e 10 ish-zyrtarë e biznesmenë merren të pandehur


Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla është marrë i pandehur nga SPAK, që ka mbyllur hetimet ndaj tij dhe 10 ish-zyrtarëve të Bashkisë e biznesmenëve.

Alla akuzohet për shkelje të barazisë në tendera e shpërdorim detyre lidhur me një tender për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në lagjen e re të qytetit.

Ai u arrestua pasi akuzohet për abuzim për tenderin me vlerë rreth 3 milionë euro.