Një burrë nga Teksasi i paralizuar poshtë belit u tërhoq nga një makinë që digjej nga një grua që kreu një veprim heroik, ndërsa pas kësaj e ktheu në mision gjetjen e falënderimin e saj.
Dennis Brown, nga Dallas, lavdëroi Tammi Arrington pasi banorja e Mississippi-t, e cila po vizitonte një të afërm në Texas, u hodh në veprim kur makina me qira e Brown-it mori flakë të dielën në mëngjes.
Ajo e tërhoqi zvarrë 58-vjeçarin nga makina përpara se flakët të përfshinin plotësisht mjetin.
“Nëse nuk do të ishte për Tammi, nuk e di se si do kisha dalë ose sa do isha djegur. Mbase nuk do isha fare këtu sot.” – tha Brown për NY Post
Të dy ishin në gjendje të rilidheshin të mërkurën në mëngjes disa ditë pasi Brown me keqardhje harroi të pyeste për emrin e saj menjëherë pas sprovës së frikshme.
Arrington, 42 vjeç, këmbënguli për The Post të mërkurën mbrëma se ajo ishte thjesht në vendin e duhur, në kohën e duhur kur pa makinën në flakë.
Në vend që të shkonte me shoqen e saj në Costco atë mëngjes, ajo vendosi të qëndronte në shtëpinë e re ku kishte ndihmuar shoqen të transferohej.
Kur ajo shikoi nga dritarja e përparme, ajo pa një pjesë të makinës në flakë. Ajo doli me nxitim jashtë dhe pa që të gjitha dyert ishin të mbyllura, fillimisht duke besuar se ishte bosh.
“Thjesht pashë kokën e tij të lëvizte pak dhe më pas kuptova se ishte dikush atje”, tha Arrington.
Ajo vrapoi drejt makinës dhe hapi derën, duke i mundësia Broën-it që të dilte shëndoshë e mirë.