Vendosni fjalën kyçe....

Balla takon Soreca-n: Thellim të bashkëpunimit e përshpejtim të integrimit të rajonit në BE


Ministri i Brendshëm Balla është takuar sot me ambasadorin e ri të BE-së, Soreca, i cili do e mbajë përkohësisht detyrën deri në ardhjen e ambasadorit të ri.

Ai shkruan se Tirana synon thellimin e bashkëpunimit me Brukselin si dhe përshpejtimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Javën e ardhshme mirëpresim në Tiranë ministrat e Brendshëm të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit. Takimi i Ministrave të Brendshëm paraprin Samitin e Tiranës dhe synon thellimin e bashkëpunimit, integrimit rajonal dhe pëshpejtimin integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian. Me Ambasadorin Luigi Soreca, të Ngarkuarin me Punë ad interim, i saporikthyer në Tiranë, diskutuam edhe për bashkëpunimin e ngushtë me BE në çështje që lidhen me sigurinë, migracionin, luftën kundër krimit të organizuar si dhe mbështetjen e nevojshme në kuadër të programeve IPA”, shkruan Balla.