Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi s’e njeh Kuvendin e thirrur nga Basha: I paligjshëm, shumica s’ishin anëtarë të PD-së


Deputeti i PD-së Gazment Bardhi pohoi mbrëmjen e sotme se thirrja e Këshillit Kombëtar ditën e nesërme është e paligjshme, njësoj si Kuvendi i 2 shtatorit duke qenë se Lulzim Basha nuk ka as firmën e as vulën e partisë.

I ftuar në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv, ai tha se synimi i tij është bashkimi i të gjithë demokratëve në opozitën kundër qeverisjes së Edi Rams.

Bardhi tha gjithashtu se pjesa dërrmuese e atyre që morën pjesë në Kuvendin e thirrur nga Basha nuk janë anëtarë të partisë dhe nuk kanë asnjë lidhje me të.

“Së pari ne jemi grupi parlamentar i PD-së. Në atë tryezë unë kam ftuar edhe kolegë që formalisht janë regjistruar edhe në grupe të tjera opozitare. Jemi takuar dhe kemi diskutuar formësimin e një axhende të përbashkët opozitare në parlament. Në tryezë janë ftuar 59 deputetët e opozitës. Ka qenë i ftuar edhe Basha dhe kolegë të tjerë. Mbledhja e Këshillit Kombëtar nesër është një proces jolegjitim po ashtu edhe Kuvendi i 2 shtatorit. Basha nuk ka as firmën as vulën.

PD institucionin e vet më të lartë ka Këshillin Kombëtare dhe kam marrë një vendim që të ndërpresim atë proces që kishte nisur nga një pjesë për zgjedhjen e kryetarit. Sot ka dalë një deklaratë e degës së PD-së kur thotë ne po ngremë struktura. Si mund të ketë pasur Kuvend Kombëtar kur nuk ka pasur. Kam identifikuar demokratë në atë takim. Kam identifikuar demokratë në atë sallë. Një pjesë kishin shkuar edhe me familjarët. Por pjesa dërrmuese nuk janë anëtarë të Kuvendit të PD-së. S’ka asnjë lidhje me institucionet e partisë.” – tha Bardhi.