Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Bardhi i mirëpritur të votohet si kreu i Grupit Parlamentar


Gjatë fjalës së tij në konferencën me gazetarët, Berisha deklaroi se Gazment Bardhi është i mirëpritur për t’u votuar për kryetar grupi parlamentar të PD-së.

Ish-kryeministri deklaroi se Bardhi ka një grup deputetësh që mbështetët Primaret dhe se këta të fundit janë të mirëpritur.

“Gazment Bardhi dhe deputetë të tjerë, është i mirëpritur që të votohet për kryetar grupi parlamentar të PD-së. Ata janë deputetë të PD. Ai ka një numër deputetësh që janë të PD që e mbështesin, dhe ata janë të mirëpritur, dhe e kam theksuar, jemi të hapur për negociata dhe propozime. Kemi qenë dhe jemi. Ky qëndrim nuk është i tanishëm, por që kur ata respektojnë primaret.

Kishim të bënim me një qëndrim ndaj një procesi fondamental në PD. Pra në këtë kontekst, ai ka një grup deputetësh që janë të PD dhe ata janë të mirëpritur. Jemi të hapur për negociata dhe propozime. Ky qëndrim është që kur ata kanë shprehur se respektojnë Primaret. Berisha nuk do ndalojë kurrë as Gazment Bardhin dhe asnjë tjetër që të marrë pjesë në garat e hapur në PD”, tha Berisha.

Ndërkohë Berisha tregoi dhe mënyrën sesi do të zgjidhet kreu i Grupit Parlamentar.

“Gazment Bardhi kryeson një grup deputetësh, është realitet. Ky grup deputetësh, bashkë me deputetë të tjerë do kenë mundësi të zgjedhin kryetarin e grupit të bashkuar parlamentar, i cili mund të jetë pa asnjë lloj hezitimi Gazment Bardhi apo cilido që do votojnë deputetët. Kjo është e tëra.

Ai takim siç e patë ju, ai nuk u zhvilluar më the, të thashë, kështu ka thënë ai, ai u zhvillua për çështje të caktuara të parlamentit. Çfarë duhet, ku duhet të përqendrohet opozita në betejën parlamentare. U përcaktua reforma zgjedhore si një objektiv kryesor, sepse Edi Rama do ta bëjë me Alibashën reformën”, deklaroi ai.