Pas katër muajsh hetime, policia e Tiranës ka goditur një grup që shpërndante drogë në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Në pranga kanë rënë edhe dy drejtuesit e grupit, një çift bashkëshortësh të cilët jetonin në zonën e njohur si ‘Kodra e Diellit’. Herald Rexhepaj drejtonte grupin bashkë me gruan e tij.
Hetimet nga blutë e Tiranës kanë nisur pasi grupi që shpërndante drogën ishte kthyer në një shqetësim për banorët e ‘Kodrës së Diellit’, ndërsa goditja u bë pas muajsh hetimesh. Përveç dy drejtuesve, mësohet se kanë rënë në pranga edhe 8 persona të tjerë.