Vendosni fjalën kyçe....

Kërkesa për dëshmitarët, avokati i Fatmir Mediut: I kemi të shkruara arsyet pse i thërrasim


Avokati mbrojtës i ish-ministrit Fatmir Mediu, Ardian Visha, deklaroi para mediave se i kanë sqaruar me shkrim arsyet se përse kanë thirrur si dëshmitar zyrtarë të lartë, shqiptarë e të huaj, për “çështjen Gërdeci”.

Ai nuk pranoi të japë detaje para gazetarëve, teksa shtoi se do duhet pritur procesi gjyqësor për të mësuar detajet.

“Nuk kam koment. I kemi të shkruara arsyet pse i thërrasim, detajet në gjyq kur të vijnë dhe të flasin. Nuk jam fallxhor të di sa zgjat procedura”, deklaroi ai.

Deklarata e tij erdhi pas vendimit të GJKKO-së, e cila vendosi të miratonte kërkesën e ish-ministrit Fatmir Mediut për vijimin e procesit me procedurë të zakonshme, duke hequr dorë nga gjykimi i shkurtuar.