Vendosni fjalën kyçe....

Ministri Balla takim me Kryetarin e KLP, intesifikim ndaj goditjes të shpërndarësve së narkotikëve


Ministri i Brendshëm Taulant Balla është takuar me kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Alfred Balla.

Në fokus të takimit ka qenë paketa e sigurisë nëpër shkolla si edhe është folur për një politikë penale më të ashpër kundër zjarrvënësve.

Sipas njoftimit zyrtar, “Këshilli i Lartë i Prokurorisë mbështet Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit në intensifikimin e goditjes së fenomenit të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe vlerëson pozitivisht propozimin për ashpërsimin e dënimeve ndaj veprave kriminale të kryera brenda perimetrit të sigurisë së shkollave.”