Fushës së grumbullimit të mbeturinave në Vlorë i është vënë sërish flaka. Nuk dihet ende nëse zjarri ka shpërthyer në mënyrë aksidentale apo ka qenë i qëllimshëm.
Forcat zjarrfikëse dhe të policisë kanë shkuar në vendin e ngjarje e po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.
Është e disata herë që pika e grumbullimit të mbetjeve në Vlorë shpërthen në flakë.
Prokuroria ka nisur më herët një hetim lidhur me ngjarjen ndërsa nuk ka asnjë të arrestuar deri tani.