Është arrestuar në Cërrik nga policia një 37-vjeçar,banues në Berat, pasi i cili qarkullonte me armë kallashnikov në mjetin e tij.
Është arrestuar gjithashtu edhe pasagjeri i tij, A. K., 32 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin A. Zh. dhe pasagjer shtetasin A. K., shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Elbasan, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për dy shtetas që qarkullonin me armë zjarri, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Covered”.
Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen “Valas”, Cërrik, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, janë kapur në flagrancë dhe janë arrestuar shtetasit:
-Afrim Zhuka, 37 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
-A. K., 32 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin A. Zh. dhe pasagjer shtetasin A. K., shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.