Faruk Ozer, ‘bossi’ i kriptomonedhave është dënuar 11,196 vjet burg.
Ai akuzohet për krime të shumta përfshirë mashtrimin, udhëheqjen e një organizate kriminale dhe pastrim parash. Gjykata në Stamboll përveç Ozer, dënoi edhe dy vëllezërit e motrat e tij me burg, duke i shpallur ata fajtorë për mashtrim të rëndë.
“Unë jam mjaft i zgjuar për të udhëhequr çdo institucion në Tokë. Kjo është e dukshme në këtë kompani që kam krijuar në moshën 22-vjeçare. Nuk do të kisha vepruar kaq amator nëse kjo do të ishte një organizatë kriminale”, tha ai para gjykatësit.
I riu turk u kap dhe u ekstradua nga Shqipëri, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Gjykata e Lartë e Stambollit në vitin 2021. Ai akuzohet për mashtrim të 391 000 qytetarëve, nëpërmjet kriptomonedhave. Mashtrim me dëm ekonomik 2 miliardë dollarë.