Vendosni fjalën kyçe....

40 qytetet me shkallën më të lartë të vrasjeve, 9 nga 10 më të këqijat në Meksikë, SHBA-ja me 6 në listë


Dhuna e bandave, të shtënat masive, varfëria dhe popullsia e përhapur: Të gjitha këto janë karakteristika të padëshiruara të shfaqura nga 40 qytetet më vdekjeprurëse në botë.

Shumica janë të grupuar në hemisferën perëndimore, tregojnë të dhënat, me qytete në Amerikën Jugore dhe Qendrore, si dhe Shtetet e Bashkuara, që dominojnë listën.

Nga dhjetë të parat, nëntë janë në Meksikë. Colima, kryeqyteti i shtetit meksikan me të njëjtin emër, u rendit në krye të listës edhe mbi qytetet si Tijuana, New Orleans, Cape Town, Kingston, Port-au-Prince dhe Cali, të cilat gjithashtu shfaqen në listë.

Është viti i gjashtë radhazi që një qytet meksikan renditet si më i dhunshmi në botë nga Këshilli Qytetar për Sigurinë Publike dhe Drejtësinë Penale CCPSCJ, një grup avokues me qendër në Mexico City, i cili përpilon një raport vjetor.

Për shkak të Meksikës, qytetet në kontinentin e Amerikës së Veriut përbëjnë 23 nga 40 qytetet me shkallën më të lartë të vrasjeve, megjithëse janë përfshirë edhe gjashtë nga SHBA (Neë Orleans, Baltimore, Detroit, Memphis, Cleveland dhe Milwaukee), si dhe nga një nga Xhamajka dhe Haiti.

13 të tjerë janë nga Amerika e Jugut dhe katër në Afrikë – të gjitha janë në Afrikën e Jugut: Cape Toën, Durban, Port Elizabeth dhe Johannesburg.

Shkalla mesatare e vrasjeve në 40 qytetet kryesore në listë është 64,55 për 100,000 njerëz – më shumë se dhjetë herë mesatarja globale prej 5,36 për 100,000.

Disa qytete në listë ndajnë një sërë ngjashmërish, duke përfshirë popullsi të dendur dhe në rritje të shpejtë, rrethe të mbushura me varfëri dhe dhunë nga bandat, si dhe agjencitë e zbatimit të ligjit dhe qeveritë që nuk janë të pajisura për të trajtuar këtë çështje.