Tre persona humbën jetën dhe të paktën 20 u plagosën si pasojë e një aksidenti që ndodhi në orët e para të së dielës në aksin rrugor Athinë-Selanik , kur një autobus me turistë u përplasë me një veturë.
Në makinë ndodheshin katër persona, tre prej të cilëve u gjetën të vdekur, ndërsa në autobusin me targa serbe , në bord ndodheshin gati 80 persona, 25 prej të cilëve të lënduar.
Autobusi ka rënë në një fushë ngjitur, ndërsa pas përplasjes mjeti ka mbetur në asfalt dhe një mjet tjetër kalimtar, në të cilin udhëtonin një grua dhe fëmija i saj , është përplasur me të, por pa lëndime, sipas mediave lokale.