Indrit Vokshi ka reaguar pas votimeve të forumeve drejtuese në Partinë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha.
Vokshi shkruan se Basha ka kryer një akt prej hileqari duke propozuar për kryesinë emra të panjohur me qëllim që të orientonte votën si deshte ai pa kandiduar njerëz të cilët Këshilli i do e i voton.
Sipas Vokshit të paktën 10 persona kanë kërkuar që të propozoheshin emrat e tyre por jo që tu a falte votat Basha.
Më tej Vokshi shkruan se Berishën e shkatërroi pas 2013 hilja, korrupsioni, klientela ndryshe nga 1997 ku nuk u shkatërrua sepse u rrëzua me armë.
Vokshi kërkon prej anëtarëve të Kryeisë, Këshillit dhe forumeve të tjera të partisë që të ngirhen në lartësinë e duhur dhe të mos bien pre e hiles që i shkatërron pasi e njëjta mendësi nuk prodhon dy rezultate të ndryshme.
Postimi i plotë:
Dje Lulzim Basha ka kry një akt hilacak.
Në votimin e kryesisë, propozoi disa njerëz të panjohur, pa veprimtari, me qëllim që të mos i votonte askush dhe vota të orientohej aty ku ai deshi. La pa kandiduar 10 njerëz të cilët Këshilli i do e i voton, sepse i njeh dhe i ka parë duke luftuar.
Ata 10 njerëz, nuk kanë kërkuar që tua falë votat Lulzim Basha, as ta orientojë ai votën për ta – pra nuk kanë kërkuar favorizim. Kanë kërkuar: të propozohen emrat, i marrim votat vetë. Nëse nuk i marrim, sna ka askush borxh. Më ndershëm se kaq, ska. Emrat nuk u propozuan.
Personalisht u kam kërkuar nëpër mbledhje, jo hile, sepse hilja na shkatërron. Në prononcim publik tek televizioni Vizion Plus, kam kërkuar, jo hile sepse hilja na shkatërron. Sikur ta kisha parandjenjë që hile do të ketë. Pra ndodhi bash ajo që sduhej të ndodhte.
Të gjithë së bashku, këto vite, i kemi dhënë PD-së një mundësi për të mbijetuar e jetuar. Nëse ndërtohet me hile e vazhdohet me hile, askush nuk do të mundet ta ndihmojë më.
Demokratët duhet të binden për diçka: Sali Berisha pas 1997, kishte moral politik e legjitimitet sepse e rrëzuan arma e komploti. Pas 2013, nuk ka as moral as legjitimitet sepse e breu hilja, korrupsioni, klientela, trukimi.
Hilja të shkatërron më keq se çdo armik përballë. Sepse përballë armikut unifikohesh, forcon rreshtat dhe mbijeton. Kurse hilja të shemb nga brenda, të ul moralin për luftë, të dobëson psikologjikisht, të dobëson unitetin dhe vllazërinë. Kam folur kundër hiles në 2017-2018, kam folur kundër hiles në verë 2021, po flas sot përsëri.
U vonova në prononcim, a e dini pse? Mu kujtua në histori e Imam Aliut.
Imam Aliu në dyluftim me shpatë. E mposhti armikun. Kur e vu poshtë, i mposhturi e pështyu. Imami lëshoi shpatën, tha nuk e vras. Pse? Sepse nuk do të dallohet a e vrava në dylyftim apo e vrava prej egos pse më pështyu.
Prandaj s’jam prononcuar dje sepse nuk e pata ndarë me veten, atë çka do shkruaj, a e shkruaj prej egos pse nuk kandidoi disa njerëz meritorë apo e kam si princip e besim kundër trukimit e hiles?
Po deshët mbijetesë si parti, nisni e mendoni si ta kufizoni e të mos lejoni hile. Nëse lejoni hile, hilja do iu marrë në qafe përsëri dhe do të përfundoni përsëri duke dëgjuar justifikimin se “Trekëndëshi i Bermudës” pamundësoi ndryshimin.
Këto fjalë po ua thotë dikush i cili as blihet me lek, as përdoret prej kujt por po përfaqëson ata që më kanë telefonuar dje për “të qarë hall” duke pyetur: “Çfarë bën ky kështu..?” si dhe të tjerë të cilët e kanë menduar por nuk janë prononcuar.
Prandaj si demokratë, si anëtarë Këshilli e Kryesie, ngrihuni në lartësi mendimi, përfytyrojeni veten si njerëz që kanë detyrë e përgjegjësi, jo veç konformistë dhe, merrini me seriozitet fjalët duke reflektuar mbi ketë shqetësim. Hiles iu pa sherri gati një dekadë.
Nëse mendohet se e njëjta mendësi do të prodhojë rezultate të ndryshme, kjo do të sjellë katastrofë.