Vendosni fjalën kyçe....

Kush ishte 41-vjeçari i vrarë në Vlorë, brenda makinës së djegur edhe kallashnikovi


Mbrëmjen e djeshme në një atentat me armë zjarri në qytetin e Vlorës mbeti i vrarë 41-vjeçari Laert Keka alias Leartiad Lekaj.

Ngjarja ndodhi pranë kishës Ortodokse të qytetit ku dyshohet se u qëllua nga një makinë tip “Audi”.

Më pas kjo makinë u gjet e djegur në aksin “Kotë-Sevaster” bashkë me një kallashnikov që dyshohet se u krye vrasja.

Viktima ishte duke udhëtuar me motor kur është qëlluar me armë nga një person i maskuar. Në vendngjarje u gjetën mbi 28 gëzhoja.

41-vjeçari ka qenë më herët i pandehur për kryerjen e veprës penale të vjedhjes me pasojë vdekjen të rkyer në bashkëpunim me shtetasin Fjodor Mezyraj.

Rreth orës 21:50, në lagjen “28-Nëntori”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi L. K., 41 vjeç. Nga kontrolli i zonës, në aksin rrugor “Kotë- Sevaster”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një automjet tip “Audi”, duke u djegur.

Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Vlorës dhe në akset “Vlorë-Fier”, “Vlorë-Tepelenë” dhe “Vlorë-Himarë”. Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve”-njoftonte policia.