Vendosni fjalën kyçe....

Lëvizja e beftë, Alibaba njofton largimin e Daniel Zhang pas 16 vitesh


Grupi Alibaba i Kinës njoftoi të dielën se Daniel Zhang do tërhiqet nga biznesi i tij ‘cloud’, në një lëvizje të papritur vetëm dy muaj pasi kompania tha se do largohej nga rolet e tij si kreu i grupit për t’u përqendruar në njësinë ‘cloud’.

Zhang më parë kishte shërbyer njëkohësisht në tre role, duke drejtuar grupin si dhe njësinë e inteligjencës ‘cloud’. Njësia është ofruesi më i madh në këtë fushë në Kinë dhe është vendosur të shkëputet nga Alibaba si pjesë e ristrukturimit të grupit.

Kompania njoftoi vendimin e tij për t’u larguar nga njësia në një letër të brendshme drejtuar stafit, të parë nga Reuters. Zhang ishte planifikuar t’ia dorëzonte rolin e kreut të grupit Eddie Wu të dielën dhe letra thoshte se Wu do marrë gjithashtu përgjegjësinë për biznesin ‘cloud’ pas largimit të Zhang.

“Bordi i kompanisë sonë shpreh vlerësimin e tij më të thellë për z. Zhang për kontributin e tij në Alibaba Group gjatë 16 viteve të fundit,” tha Alibaba në një deklaratë që thjesht njoftoi se Wu do pasonte Zhang në rolet e tij.

Një ish-kontabilist, Zhang iu bashkua Alibaba-s në vitin 2007 dhe njihet si arkitekti që qëndron pas festivalit të blerjeve vjetore të kompanisë ‘Singles Day’.