Vendosni fjalën kyçe....

Ndizet atmosfera në prag të Shqipëri-Poloni, tifozët mbushin rrugët me këngë e brohorima (Video)


Atmosferë e ndezur në Tiranë për ndeshjen e rëndësishme ndaj Polonisë, e vlefshmë për kualifikueset e Euro 2024.

Mijëra tifozë janë dyndur rrugëve në pritje të hyrjes në stadium. Ata janë shfaqur në pika të ndryshme të Tiranës duke kënduar e brohoritur, të veshur me bluza të kombëtares.

Shumë tifozë kanë mbërritur edhe nga Prishtina e Maqedonia e Veriut. Ndeshja e sotme vjen pas asaj të para tre  ditëve ku Shqipëria barazoi ndaj Çekisë në transfertë 1-1, ku shfaqi formë mjaft të mirë e ishte shumë pranë fitores.

 

Shqipëria mban vendin e dytë në grup pas katër ndeshjeve të luajtura deri tani me 7 pikë, një më shumë se Polonia dhe një fitore sot do ishte një hap vendimtar për sa i përket kualifikimit.

Për ndeshjen e sotme janë shitur të gjitha biletat e pritet që stadiumi të jetë i mbushur plot e përplot.