Shqipëria ka arritur një fitore tejet të rëndësishme ndaj Polonisë në ‘Air Albania’duke i ngjitur përkohësisht në krye të Grupit E kualifikues pëër Euro 2024.
Golat për kombëtaren e drejtuar nga trajneri Sylvinho u shënuan nga Asani në minutën e 37’ dhe Daku në minutën e 62’.
Kuqezinjtë bënë një ndeshje mjaft të mirë edhe në Çeki e me pak kujdes mund të kishin fituar edhe atje, çka do i çonte vetëm një hap larg kualifikimit.
Ndeshja nisi e vrullshme me polakët që arritën të shënojnë të parët por goli u anulua nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje.
Shqipëria do luajë edhe tre takime në grup me më rëndësishmin që është padyshim ai i 12 tetorit ndaj Çekisë në Tiranë.
Më 17 nëntor ekipi kuqezi udhëton drejt Moldavisë në një ndeshje tjetër të ndërlikuar para se ta mbyllë në Tiranë fushatën kualifikuese në një ndeshje ndaj Ishujve Faroe më 20 nëntor.