Trajneri brazilian i Shqipërisë Sylvinho ka bërë dy ndryshime në formacion për ndeshjen ndaj Polonisë.
Nga minuta e parë pritet të jenë në fushë portiere Strakosha e sulmuesi Uzuni.
Pas barazimit ndaj Çekisë tre ditë më parë, kuqëzinjtë kanë një mundësi të mirë që të hedhin një hap vendimtar për sa i përket kualifikimit në Euro 2024.
Sylvinho do hedhë në fushë një formacion sulmues me skemën 4-3-3 duke synuar fitoren.
Formacioni i mundshëm
Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Bajrami; Asani, Uzuni, Cikalleshi Trajner: Sylvinho