Një 32-vjeçar nga Kosova, është arrestuar në Durrës, pasi u kap në port me armë dhe fishekë, në tentativë për t’i trafikuar ato drejt vendit tonë.
Në kuadër të operacionit të koduar “Rezidenti” në prangat e policisë ra Sindrit Kola.
“Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas që po udhëtonte me traget, nga Ankona në Durrës, kishte armë zjarri që tentonte t’i fuste në vendin tonë, u finalizua faza e dytë e operacionit policor të koduar “Rezidenti”, në kuadër të të cilit, në hyrje të RSh-së, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi Sindrit Kola, 32 vjeç, banues në Lezhë dhe rezident në Itali. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi, të fshehura në valixhe, si dhe i sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë me trup plastik, 2 krehra pistolete, 1 kuti me 50 fishekë imitues të zhurmës dhe 3 bombola metalike.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, -njofton policia.