Vendosni fjalën kyçe....

Ukraina e gatshme për t’u anëtarësuar në BE brenda dy vitesh – Zyrtarja


Ukraina duhet të jetë gati për t’u bërë anëtare e BE-së në dy vitet e ardhshme, tha zëvendëskryeministrja ukrainase Olga Stefanishina të premten për Zërin e Amerikës.

Si zyrtarja përgjegjëse e Kievit për ‘integrimin europian dhe euroatlantik’, ajo tha se kombi i saj është një nga ‘më të përgatiturit’ për një hap të tillë.

“Unë besoj se dy vjet do mjaftonin për gatishmëri të plotë,” tha Stefanishina, kur u pyet për perspektivat e Ukrainës në BE. Ajo gjithashtu u zotua të bëjë ‘10 herë më shumë se tani’ për të arritur qëllimin sapo të përfundojë lufta me Moskën.

Sipas Stefanishina, Ukraina mbetet një nga ‘kombet më të përgatitura për anëtarësimin në BE’ pasi ajo është ‘një pjesë e madhe e ekonomisë evropiane’ edhe në mes të luftës.

Vendi është një nga ‘20 partnerët kryesorë’ të importit të BE-së dhe tregu i brendshëm ukrainas është ‘më i madhi’ në territorin e Evropës, tha ajo.

Në të njëjtën kohë, ajo pranoi se roli ekonomik i Ukrainës në BE do mbetet kryesisht bujqësor.

“Me gjithë ato toka bujqësore Ukraina nuk mund të pushojë së qeni një vend agrar,” tha ajo.

Vetë blloku nuk ka nxituar për të pranuar Kievin në radhët e tij. Zyrtarët e BE-së kanë kundërshtuar të përcaktojnë afate specifike kohore për pranimin e Ukrainës, duke thënë se ajo duhet së pari të adresojë çështje të tilla si korrupsioni i shfrenuar dhe të prezantojë reforma ligjore gjithëpërfshirëse.

Në vitin 2022, Franca tha se procesi mund të zgjasë me vite.