Gazment Bardhi, në cilësinë e kreut të grupit parlamentar në PD i ka bërë një kërkesë kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla në lidhje me votimin e dekreteve të presidentit për ndryshime në qeveri.
Përmes një letre drejtuar Nikollës, Bardhi kërkon që deputetët të diskutojnë dhe të kenë në dispozicion nga 10 minuta për të diskutuar mbi shkarkimet dhe emërimet e reja në qeveri. Po ashtu ai kërkon mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.
Seanca e Kuvendit është parashikuar që të nisë në orën 14:00, ndërsa ministrat e rinj pasi të dekretohen, do të betohen te presidenti Bajram Begaj.