Gjykata e Posaçme ka caktuar 14 shtatorin si datën për seancën e parë ndaj Fredi Belerit, i arrestuar tre ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit.
Ai akuzohet për blerje votash, akuza të cilat i ka mohuar me forcë.
Avokati i Belerit ka paraqitur para pak ditësh dy rekurse në Gjykatën e Lartë duke kërkuar shpalljen të paligjshme të arrestimit dhe përgjimit.
Arrestimi i Fredi Belerit ka çuar në tensione të larta mes Tiranës e Athinës me këtë të fundit që ka kërkuar me forcë lirimin e tij dhe lejimin e betimit si kryebashkiak i Himarës.
Kryeminisitri Rama nga ana e tij ka thënë në të gjitha deklaratat publike për çështjen në fjalë se nuk ndërhyn në punën e drejtësisë.