Vendosni fjalën kyçe....

Macron përballet me surprizën e pakëndshme në hapjen së Kupës së Botës në regbi (Video)


Presidenti francez Emmanuel Macron u përball me një pritje armiqësore në hapjen e Kupës së Botës në regbi gjatë fundjavës, ndërsa turma e fishkëllinte dhe tallte gjatë fjalimit të tij.

Fëshpëritjet filluan teksa Macron ecte në fushë në ‘Stade de France’ në Paris dhe u bënë më të forta kur filloi fjalimin e tij, i cili mezi dëgjohej.

Sipas AFP, ka pasur një reagim të ngjashëm kur presidenti u shfaq në ekranet televizive në zona të veçanta tifozësh të ngritura në Paris dhe Marsejë.

“Mbreti Macron është tundur nga populli francez! Nuk do ta lëmë kurrë vetëm!” shkroi në X Manuel Bompard, një anëtar i krahut të majtë i Asamblesë Kombëtare, dhoma e ulët e parlamentit.

 

Popullariteti i Macron ka rënë pas zbatimit të reformave shumë të papëlqyeshme të pensioneve, të cilat gradualisht rrisin moshën e daljes në pension në 67 vjeç.

Ky veprim ndezi protesta të gjera në fillim të këtij viti, me opozitën politike që bëri thirrje për një referendum.

Në mars, Macron përdori një nen të diskutueshëm të Kushtetutës franceze për të miratuar reformat, duke anashkaluar parlamentin. Lëvizja e tij shtoi protestat dhe thirrjet për dorëheqjen e tij.

“Populli nuk i ka harruar fyerjet dhe reformën e pensioneve. Ai pati mirëpritjen që meritonte”, tha Bastien Lachaud, një deputet nga partia e majtë La France Insoumise.

Ceremonia e hapjes i parapriu ndeshjes mes Francës dhe Zelandës së Re, të cilën skuadra franceze e fitoi 27-13.