Vendosni fjalën kyçe....

Mbi 2000 persona dyshohet se kanë humbur jetën nga përmbytjet në Libi


Më shumë se 2,000 njerëz në Libi dyshohet se kanë vdekur nga përmbytjet e rënda, sipas një udhëheqësi libian, pasi stuhia Daniel përfshiu pjesën lindore të vendit.

Kreu i qeverisë lindore të mbështetur nga parlamenti lindor i Libisë, Osama Hamad, njoftoi numrin e të vdekurve të hënën, sipas një raporti nga agjencia shtetërore e lajmeve Libian News Agency.

“Osama Hamad tha në deklaratat për shtyp se lagjet e banuara u zhdukën pasi përrenjtë i rrëmbyen në det së bashku me mijëra banorë të tyre dhe situata është katastrofike dhe e paprecedentë në Libi”, raportoi LANA.

CNN nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur numrin e vdekjeve dhe Hamad nuk ka dhënë një burim për numrin e të vdekurve dhe të zhdukurve.

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë makina të zhytura, ndërtesa të shembura dhe përrenj uji që vërshojnë nëpër rrugë.

Hamad i bëri thirrje personelit mjekësor dhe ndihmësve mjekësorë që të shkojnë në qytetin Derna të prekur keq në Libinë lindore për të ofruar ndihmë menjëherë.