Vendosni fjalën kyçe....

Mediat greke: Masakra me 6 viktima dyshohet përplasje mes bandave shqiptare të burgjeve


Mediat greke raportojnë se vrasja e gjatë personave është urdhëruar mes anëtarëve të mafies shqiptare në burgje.

Iefimerida shkruan se të paktën ky duket të jetë skenari mbizotërues për momentin për oficerët me e Policisë greke të cilët kanë nisur kërkimet për identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e autorëve të masakrës së paprecedentë. Ndaj që në fillim policia fliste për “larje hesapesh”.

Dyshohet se anëtarët e mafies së burgjeve shqiptare kishin mosmarrëveshje për afera të paligjshme (drogë, zhvatje etj.) dhe duke pasur një urdhër shfarosjeje, kishin ngritur pritën e vdekjes për viktimat e tyre. Në fakt, nga provat e para të mbledhura nga vendi i krimit nga hetuesit rezulton se autorët kanë hequr sende nga automjeti i viktimave.

Autorët kanë qëlluar mbi 20-25 herë me pistoletë të kalibrit 9 mm në drejtim të 6 pasagjerëve të mjetit.

Katër nga viktimat, me shumë gjasa me origjinë shqiptare, u gjetën të vdekur në makinë, ndërsa dy të tjerët u gjetën jashtë saj. Më pas autorët janë larguar me një makinë Ford me ngjyrë të zezë, ndërsa autoritetet janë në kërkim të një bashkëpunëtori ose autorit me motor. Targat gjermane në makinën e viktimave, që mbërritën në datën e ekzekutimit, janë të rreme dhe të regjistruara. Gjithashtu po tentohet të identifikohen viktimat përmes gjurmëve të gishtërinjve.