Një turiste 60-vjeçare ka ndërruar jetë ditën e sotme në plazhin e Durrësit.
Sipas policisë, shtetasja boshnjake, sapo ka rënë në kontakt me ujin, ka pësuar arrest kardiak dhe ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:20, në lagjen nr.13, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin, në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën, shtetasja S. V., 60 vjeçe, banuese në Bosnje Hercegovinë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.