Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Pensionistët shtresa më e varfër, shkak largimi i të rinjve, informaliteti i lartë dhe dështimi i reformës së qeverisë


Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e ka cilësuar reformën e pensioneve më të dështuarën nga qeveria.

Sipas saj pensionistët janë shtresa më pak e mbështetur nga buxheti i shtetit por edhe shtresa më e varfër.

Sipas saj dy janë elementët që e bëjnë shtresën e pensionistëve më të varfër: emigracioni që prek krahun e punës dhe shtresën e mesme dhe informaliteti i lartë.

Sot pensionistët shqiptarë janë shtresa më pak e mbështetur nga buxheti shtetit, por njëkohësisht dhe shtresa më e varfër. 90% e tyre janë në kufirin e varfërisë ndërkohë që numri i pensionisteve shtohet çdo vit me 15 mijë, numri i kontribuesve është gjithnjë e në rënie.

Kjo prej dy elementëve:

së pari, emigracioni në masë që prek krahun e kualifikuar të punës, të rinjtë dhe shtresën e mesme dhe së dyti, informaliteti i lartë; Qartësisht reforma e pensioneve të 2014 dështoi.

Dështoi të japë pensione dinjitoze, dështoi që të japë një skemë të qëndrueshme dhe dështoi edhe të shpërblejë me kontribute sakrificën e pensionistëve. Ne sot ndodhemi në dilemën ku 1/3 e popullsisë është në moshë pensioni dhe e humbasim avantazhin konkurrues dhe cilësor. Dhe çfarë bën qeveria në këtë drejtim? Cila është përgjigja e qeverisë për rritjen e numrit të pensionistëve dhe të emigracionit”- shkruan Tabaku.