Lojtari i kombëtares Ardian Ismajli ka përqafuar të ëmën pas fitores mbrëmjen e djeshme ndaj Polonisë në stadiumin ‘Air Albania’.
Në videon e publikuar ai duket teksa vrapon e pasi kapërcen gardhin mbrojtës shkon e përqafon të ëmën.
Shqipëria mundi Poloninë 2-0 me gola të Asanit e Dakut duke hedhur një hap të rëndësishëm për sa i përket kualifikimit në Euro 2024.
Megjithatë për t’u luajtur janë edhe 3 ndeshje me dy prej tyre që premtojnë të jenë të vështira.