Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Pjetër Kolës në Pukë, arrestohet autori 1 vit pas ngjarjes


Është arrestuar pas rreth një viti në arrati, autori i vrasjes së Pjetër Kolës në vitin 2022.

Maltin Gjini, 37 vjeç, ishte shpallur në kërkim pasi gjykata ka caktuar ndaj masën arrest me burg, pasi akuzohet si autori i vrasjes së Kolës pas një konflikti për parcelën me kanabis.

Sipas policisë mësohet se i arrestuari është Maltin Gjini, 37 vjeç, banues në Lezhë pasi sipas informacioneve është dhe autori kryesor i vrasjes së 44 vjeçarit më 27 shtator të vitit 2022 në fshatin Kurthpulë, Pukë.

Në kuadër të kësaj ngjarje 37 vjeçari Gjini është dënuar me burg për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.