Sali Berisha ka denoncuar prokurorinë e Tiranës për lehtësimin e akuzave ndaj anëtarëve të fisit Rraja të cilët pak javë më parë dhunuan barbarisht dy anëtarë të fisit Maja brenda një lokali në Borizanë të Krujës.
Ai e quan prokurorinë e Tiranës ‘prokuroria Felaj’ ndërsa theksons e zbutja e akuzës është bërë me urdhër të kryeministrit Rama.
“Shtazërinë e klanit kriminal Rraja, Prokuroria e Tiranës, apo ndryshe Prokuroria Felaj, me urdhër të Ramës e cilëson plagosje të lehtë, nga plagosje e rëndë dhe me qëllim që ishte. Prokurorë armiq të ligjit, kriminelë të vërtetë!” – shkruan Berisha.