Vendosni fjalën kyçe....

Basha përkujton Azem Hajdarin: Kurajo, antikonformizimi e vendosmëria testamenti politik i tij, simbol i vullnetit të shqiptarëve


Kreu i PD-së Basha ka përkujtuar ish-liderin e Dhjetorit Azem Hajdati në 25-vjetorin e vrasjes së tij pranë selisë së partisë.

Ai shkruan se Azem hajdati me veprën e tij të pavdekshme u bë simbol i vullnetit të shqiptarëve në përballjen me regjimin komunist.

Basha shton më tej se kurajo, antikonformizimi e vendosmëria janë testamenti politik i jetës politike të shkurtër por të pashoqe të Azem Hajdarit.

“25 vite më parë u vra pabesisht Azem Hajdari, lideri i Lëvizjes Studentore që me veprën e tij të pavdekshme u bë simboli i vullnetit të shqiptarëve në përballjen me regjimin komunist dhe ngadhënjimin e lirisë mbi diktaturën. Kurajo, antikonformizimi dhe vendosmëria përkundër fuqive në dukje më të mëdha janë testamenti politik i jetës politike të shkurtër por të pashoq të Azem Hajdarit. Angazhimi politik për Azem Hajdarin ishte një instrument për t’i shërbyer njerëzve dhe jo vetes, për të përmirësuar dhe ndryshuar jetët e shqiptarëve të etur për ndryshim dhe jo për të ringritur sarajet e reja të luksit dhe pushtetit personal mbi muret e vjetra të arrogancës, korrupsionit dhe hipokrizisë së regjimit komunist. Kontributi i tij në altarin e lirisë dhe demokracisë do të nderohet përherë, si dëshmia më domethënëse e forcës së një populli të shtypur dhe nëpërkëmbur për të sfiduar frikën dhe apatinë, për të triumfuar mbi të keqen dhe për të ndërtuar përmes lirisë një të ardhme të denjë për çdo shqiptar. I paharruar kujtimi i tij!”­ – shkruan Basha.

Azem Hajdari e truproja e tij Besim Çera u vranë mbrëmjen e 12 shtatorit 1998 pranë selisë së PD-së. Për vrasjen e tij u akuzuan Fatmir Haklaj e Jaho Mulosmani, me këtë të fundit që është ende në burg.