Vendosni fjalën kyçe....

Betohen para Begajt ministrat e rinj të qeverisë


Janë betuar para presidentit Begaj ministrat e rinj të qeverisë.

Më herët emrat e tyre shin dekretuar nga kreu i shtetit ndërsa dje u miratuan edhe nga parlamenti.

Emrat e ministrave

Ervin Mete zëvendëson Delina Ibrahimajn te Ministria e Financave dhe Ekonomisë

Delina Ibrahimaj zëvendëson Edona Bilalin te Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit

Ogerta Manastirliu zëvendëson Evis Kushi te Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Albana Koçiu zëvendëson Ogerta Manastirliun te Ministre e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale.

Igli Hasani zëvendëson Olta Xhaçkën te Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.

Anila Denaj zëvendëson Frida Krifcën te Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit.

Arbjan Mazniku emërohet te Ministria e Pushtetit Vendor.

Milva Ekonomi largohet nga Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet që shkrihet.