Vendosni fjalën kyçe....

Kosova mat forcat me Rumaninë, publikohen formacionet zyrtare


Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë sonte në udhëtim ndaj Rumanisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Ndeshja do të zhvillohet në “National Arena” të Bukureshtit, prej orës 20:45.

Trajneri Primoz Gliha ka bërë vetëm një ndryshim për sonte krahasuar me ndeshjen e kaluar, ndaj Zvicrës.

Sonte nga minuta e parë do të luajë Edon Zhegrova, kurse Betim Fazliji është ulur në bankën e rezervistëve.

Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës i takon raundit të gjashtë në Grupin I. Pas pesë ndeshjeve të para, Rumania ka mbledhur nëntë pikë dhe është e dyta në renditje – kurse, Kosova është e pesta me katër pikë.

“Dardanët” luajtën me rumunët në qershor të këtij viti. Ndeshja e zhvilluar në “Fadil Vokrri” ishte mbyllur baras dhe pa gola.